Monako insiston për trajnerin Conte

Duket se takimi i anulluar mes drejtuesve të Juventusit dhe trajnerit Conte ka shtyrë drejtuesit e klubit francez të Monakos të hidhen në sulm përsëri për të marrë shërbimet e trajnerit Italian.Klubi i principatës ofron një kontratë 3-vjecare ,me një rrogë prej 7.5 milionë euro në sezon por kjo nuk është një ofertë e re,kohë më parë Konte e ka refuzuar këtë ofertë të klubit të Monako.Detaji i ri që del në skenë këto caste është edhe “portofoli” i majmë që do të ketë në dispozicion trajneri , plot 120 milionë euro për të ndërtuar një skuadër kompetitive e të gatshme për të konkurruar denjësisht si në Francë po ashtu edhe në Europë