Valdet Rama: Stoli më mërzit, po mendoj largimin nga Valladolid
Mesfushori i komëtares Shqiptare, Valdet Rama ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga skuadra e Valladolid. Rama nuk po luan rregullisht në La Liga me ekipin e tij Valladolid dhe nuk ishte as në stol në sfidën kundër Realit, ndeshje të cilën Vlladolid e barazoi 1-1 duke bërë një hap të rëndësishëm për mbijetesën në La Liga.Në një intervistë për mediat kosovare, Valdet Rama tha se ëshë mërzitur nga qëndrimi i shpeshtë në stol dhe se po mendon seriozisht largimin nga klubi spanjoll.26 vjeçari Rama, ka edhe një vit kontratë me spanjollët, por mosaktivizimi në kampionat e ka detyruar të kërkojë një zgjidhje tjetër. Për futbollistin ka kërkesa nga shumë skuadra europiane. Konretisht Beshiktashi në Turqi ofroi 1 mln euro pë Shqiptarin por ishte ai vetë që e refuzoi. Gjithsesi fjala e fundit i mbetet drejtuesve te skuadres pasi lojtari është nën kontratë.