Inter pret sot Lazion, zikaltërit duan Europën

Ekipi drejtuar nga Mazzari do të presë sot në "San Siro" Lazion në sfidën e parafundit të Seria A. Hapat fals janë totalisht të ndaluara për Interin pasi nëse ata gabjnë sot, Milani është shumë afër për t'i kërcënuar vendin e pestë.Shume ekipe janë në garë për një vend në Europa League, Torino, Parma, Milan ndoshta dhe Lazio janë mbrapa Interit me pak pikë diferencë por zikaltërit me fitoren e sotme hipotekojnë përfundimisht vendin e pestë pasi ngjiten në kuotën e 60 pikëve.Ndeshja do të luhet sot në mbrëmjë në orën 20:45. për Lazion pritet të jetë titullarë edhe dyshja Shqiptare, Cana - Berisha të cilët do të kërkojnë të bëjnë një paraqitje të mirë për të ndihmuar ekipin e tyre të mos dalë pa pikë nga kjo përballje.