Messi: Janë thënë shumë fjalë, por unë nuk kam dashur kurrë të largohem

Kohët e fundit është aluduar për një largim të mundshëm të Lionel Messit nga Barcelona dhe mbi të gjitha janë hedhur dyshime serioze për shëndetin, duke qenë se ka vjellë shpeshherë gjatë lojës.Ylli argjentinas, është aktualisht në bisedime për rinovimin e kontratës me Barcelonën dhe ai vetë e pranon se dë të qëndrojë pa më të voglin dyshim."Ka pasur shumë sulme ndaj meje dhe kam dëgjuar të thuhen mjaft gjëra. Pjesa më e madhe janë mashtrime. Kanë gënjyer shume duke thënë se po mendoj largimin nga Barcelona, kjo nuk është aspak e vërtetë." -tha MessiMessi deklaroi se nuk ka ndërmend të largohet asnjëherë nga Barça dhe as që të ketë probleme shëndetësore.