Superliga Shqiptare / Laçi kërkon europën në Korçë
Superiga Shqiptare ul sot siparin për javën e fundit të kampionatit. Në orën 17:30 do të luhen të gjitha takimet e javës së 33-të, dhe të fundit njëkohësisht. Shumë gjera janë zgjidhur që në javët më përpara por dhe sot mbetet për t'u zgjidhur dilema për ekipin e tretë që do marrë pjesë në Europë, si dhe gjithashtu pritet ekipi i katërt që do të bier zyrtarisht nga Kategoria.Laçi, Teuta, dhe Partizani do të diskutojnë sot një vend në Kupat e Europës. Laçianët udhëtojnë drejt Korçës për t'u përballur me Skënderbeun. Teuta luan në transfertën e Shkodrës dhe Partizani udhëton në Lushnjë. Njëra nga këto ekipe do ta shohë veten në Kupat e Europës.Ndërkohë pritet dhe rënia e Besës një kategori më poshtë. Edhe pse i kanë mundësitë, kavajasit duken të dorëzuar, pasi një pjesë e lojtarëve janë larguar pa përfunduar mirë kampionati dhe sot ata do të ndeshen me ekipin e dytë, në "Qemal Stafa" përballë Tiranës.Ndeshjet do të luhen të gjitha në në orën 17:30, ky është rregull i vendosur nga FSHF për të shmangur aleancat mes ekipeve.Sot luhen:17:30 Skënderbeu - Laçi
17:30 Lushnja - Partizani
17:30 Kastrioti - Flamurtari
17:30 Vllaznia - Teuta
17:30 Tirana - Besa
17:30 Bylis - Kukesi (0-3 në tavolinë)