Tevez: Unë jashtë botërorit? Më mirë të luash golf

Karlos Tevez ka folur pasi mediet argjentinase kanë bërë të ditur se trajneri i Argjentinës nuk e ka përfshirë Tevezin në listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e botërorit. Ai ka thnë se po përgatitet për një turne golfi dhe nuk e kishte shumë me qejf edhe sikur trajneri ta grumbullonte.“Po përgatitem që të fitoj turneun e golfit me miqtë e mi. Nuk më intereson nëse do të jem apo jo pjesë e kombëtares. Për mua vlen vetëm Juventusi”. -tha Tevez. .Sulmuesi i Juventusit nuk ka bërë një paraqitje bindëse në Europë me Juventusin, ndaj për të nuk do të ketë vend në skuadrën që do të luajë në Brazil."Turneu i golfit është shumë i rëndësishëm për mua, ndaj përgatituni se do të jem unë fituesi” -shkruan Tevez në "Twiter" duke lënë të kuptohet se nuk është aspak i mërzitur që nuk u grumbullua për në botëror me Argjentinën.