Juventus, shtyhet takimi mes drejtuesve dhe Contes

Takimi i shumëpritur në Torino mes trajnerit të Juventusit Antonio Conte dhe drejtuesit e klubit për të hedhur dritë mbi të ardhmen e trajnerit në stolin juventin, nuk ka mundur të zhvillohet sot.Takimi ishte programuar të zhvillohej mesditën e sotme por drejtuesit e Juventusit e kanë shtyrë pasi kanë pasur plane të tjera. Vazhdojnë të mbeten në "ankth" tifozat e Juventusit, pasi ende nuk është marrë një vendim në lidhje me qëndrimin e trajnerit Conte në krye të stolit "bardhezi".Takimi munnd të zhvillohet në njërën nga ditët në vazhdim dhe vendimi do të meret pasi palët të kenë biseduar me njëri-tjetrin.