Dortmund "godet" në merkato, mer Çiro Imobile
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2014, 19:35
Pas përforcimeve të sulmit me kolumbianin Adrian Ramos dhe koreano-jugorin Dong-Uon Ji, nënkampionët e Gjermanisë kanë arritur akordin me sulmuesin e talentuar italian, Çiro Imobile.Dortmund ka bërë të mundur transferimin e 24-vjeçarit, i cili kryeson listën e golashënuesve me 21 gola në Serinë A. Futbollisti është kërkuar me ngulm nga vetë trajneri Klopp dhe drejtuesit i kanë plotësuar dëshirën.Dortmundi i ka ofruar 15 milionë euro dhe Torino e ka pranuar ofertën. Imobile shhet tek Dortmund si pasuesi ideal i sulmuesit polak Lewandovski i cili u largua për tek Bayern.