Ujkani: I lumtur që u rikthyem në Seria A, kombëtaren nuk e kam vendosur ende
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2014, 19:22
Portieri Shqiptar Samir Ujkani ka patur një rol të rëndësishëm në rikthimin e Palermos në Serinë A. 25-vjecari gjatë këtij sezoni në Serinë B e ka mbrojtur në 10 takime portën e Palermos edhe pse kjo ka ndodhur për shkak se portieri titullar Stefano Sorrentino ka qenë i dëmtuar.Edhe pse nuk është një titullar fiks Ujkani e pranoi se ai do të jetë gjithmonë në shërbim të trajnerit Giuseppe Iachini sa herë që ai do të ketë nevojë për shërbimet e tij.Ujkani gjithashtu foli dhe largimin e tij nga kombëtarja e Shqiperisë. Ai deklaroi se edhe pse luajti me Kosovën në miqësoren kundër Haitit, nuk ja ka mbyllur dyert kombëtares Shqiptare dhe në një të ardhme të afërt do të vendosë përfundimsht se me kë përfaqësuese do ta vazhdojë karrierën e tij.