"Brazil 2014" Franca e Spanja, sa dyshime për Deshamps dhe Del Boske
Të martën e ardhshme trajneri i Francës, Deshamps do të publikojë listën me 23 emrat që do të të grumbullojë për t'i çuar në Brazil. Ende nuk janë të qartë në kokën e trajnerit se cilët do të jenë përfundimisht këta futbollistë.Emrat të cilët po diskuton së fundmi nga trjaneri francez janë: Schneiderlin nga Southampton, Stambouli i Montpellier, Lacazette i Lionit si dhe Cabella përsëri nga Montpellier. Deshamps duhet të vendosë se cilët nga këta futbollistë do të marrë me vete pasi vendet janë të limituara.Pothuajse në të njëjtin "hall" mund të quhet dhe trajneri i Spanjës, Del Boske i cili duhet thënë se e ka më të veshtirë zgjedhjen, pasi kampionati spanjll është i mbushur plot me futbollistë të talentuar."Ka shumë futbollistë që paraqiten mirë, kam një pikëpyetje të madhe në kokë dhe nuk duhet të gaboj." - tha Del Boske. Spanja është një nga ekipet favorite për të qenë finaliste e këtij kompeticioni të madh futbollistik.