Kaka: Dua që të qëndroj, jam i dashuruar me Milanin
Futbollisti brazilian i Milanit, Kaka duket se ka marrë vendimin për të qëndruar në "Milanello" edhe vitin e ardhshëm. Ai mendon se është i dashuruar me skuadrën "kuqezi" dhe kështu u përgjigjet spekulimeve se mund të largohet këtë verë.“Unë jam i dashur me klubin dhe njerëzit këtu. Kam qenë shumë i lumtur gjatë këtij viti. Ndoshta rezultatet e ekipit nuk kanë qenë pozitive, por jam përpjekur maksimalisht për ta ndihmuar Milanin të marrë rezultate më të mira.Kualifikimi në Ligën e Europës është qëllimi që duam të arrijmë tashmë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me trajnerin Klarenc Seedorf, por ne jemi me të dhe e mbështesim pasi ai i duhet Milanit. Botërori ? “Më vjen keq që nuk jam duke shkuar në finalet e Kupës së Botës, por nuk jam i trishtuar. Kam bërë gjithçka që edhe unë të mund të isha në zgjedhjet e trajnerit, të cilat duhet t’i respektoj, – shpjegoi mesfushori. – Unë jam i zhgënjyer, por jo i trishtuar.”