Skënderbeu, gati 4 mijë bluza me logon "poker" për festën e titullit
Në Korçë po përgatiten për festë. Kampionët e Skënderbeut do të festojnë titullin e katërt rradhazi në historine e këtij qyteti. Ndeshja e nesërme e Skënderbeut kundër Laçit nuk do të thotë shumë përsa i përket futbollit, pasi ky ekip tani ka siguruar automatikisht titullin kampion për këtë sezon dhe mendjen e ka vetëm tek festa.Korça është një qytet që di si festohet, këtë e ka treguar gjithmonë. Për këtë radhë drejtuesit e klubit "bardhekuq" kanë menduar diçka shumë të bukur. Reth 4 mijë bluza me logon "poker" ku janë të treguar 4 gishtat e dorës (simbolizon 4 tituj të fituar rresht ) kanë mbërritur sot në Korçë dhe janë gati të shpërndahen tek të gjithë tifozat e ekipit. Cmimi për bluzat është simbolik, vetëm 200 lek.Ndeshja kundër Laçit do të luhet të shtunën ora 17:30 dhe është ndeshja e fundit e këtij sezoni. Laçi vjen në Korçë 100% i motivuar pasi një fitore i çon ata në Kupat e Europës.