Tek Teuta besojnë: Mundim Vllazninë dhe jemi në vend të tretë

Teuta po përgatitet intensivisht për përballjen më të rëndësishme të sezonit kundër Vllaznisë dhe në kampin durrsak besojnë tek suksesi në Shkodër. Drejtuesit durrsakë kërkojnë impenjim maksimal nga e gjithë skuadra, si dhe mbështetje nga tifozëria durrsake.Bëhet fjalë për arritjen e objektivit i cili është pjesmarrja në Kupat e Europës, dhe motivim më të madh nuk mund të ketë për skuadrën e Teutës. "E kemi vetë në dorë fatin tonë dhe duhet me patjetër fitore në Shkodër. Ndaj Vllaznisë kërkohet mbi 100%, prandaj të sakrifikojmë për të mirën e skuadrës.” -deklaroi kapiteni Rizvani.Pritet që Teuta të ketë në dispozicion thuajse të gjithë lojtarët. Mungesa e vetme për “djemtë e detit” do të jetë ajo e mbrojtësit Osmani.