Ozil: Një vit jo i keq tek Arsenali, shpërthej vitin tjetër
Mesfushori gjerman, Mesut Ozil ka deklaruar për mediat gjermane se nuk ka qenë lojtar i dështuar te Arsenali ashtu si mund të mendojnë shumë njerëz. Ozil ka thënë se do të japë maksimumin në Kupën e Botës me Gjermaninë dhe mendja e tij është e fokusuar tek botërori."Faktikisht unë kam patur rënie dhe ngritje në formë, por që përgjithësisht kam luajtur mirë. kurrësesi nuk mund të them se ka qenë sezon i dështuar për mua.Jam shumë i lumtur me jetën në Londër dhe dua të qëndroj gjatë pasi mendoj se vitin që vjen do të jem edhe më në formë." -tha OzilGjithashtu mesfushori foli për botërorin që po afrohet. "Në botëror jemi ndër skuadrat favorite për të triumfuar me Gjermaninë. Unë do ti harroj të gjitha për të dhënë maksimumin atje.” -përfundoi Ozil