Steven Gerrard: Titulli na shpëtoi nga duart, por ne nuk duhet të mërzitemi

Mesfushori i Liverpoolit Steven Gerrard ka folur sot për mediat britanike duke thënë se skuadra e tij nuk u tregua në lartësinë e duhur në momentet vendimtare të sezonit, por kapiteni i ka kërkuar shokëve të skuadrës dhe tifozëve të kuq mos të dëshpërohen pasi Liverpooli ka një skuadër fantastike për të ardhmen." Fjalët e para që të thonë kur firmos me këtë klub janë, kurrë mos fluturo kur fiton diçka të rëndësishme dhe kurrë mos u dëshpëro nëse një trofeu të shpëton nga duart, dhe ne këtë sezon me të vërtetë që trofeu na shpëtoj nga duart." - deklaroi Gerrard.Më pas futbollisti i të kuqve foli për sezonin e skuadrës së tij duke thënë se Liverpooli ka zhvilluar një kampionat të shkëlqyer" Ne kemi zhvilluar një sezon fantastik, nuk mundet që një sezon i tërë të eklipsohet nga dy paraqitje jo të mira, unë jam krenar për skuadrën time dhe mendoj se me disa përforcime në merkaton e verës ky ekip do të ketë një të ardhme të mrekullueshme." - përfundoi Steven Gerrard.Kapiteni i të kuqve ka qënë një prej protagonistëve kryesor të skuadrës së Brendan Rodgers, paraqitje që e bën anglezin edhe pjesë të 11-es më të mirë të sezonit në Premier League, gabimi në takimin përball Chelsea-t nuk e komprometon sezonin fantastik të Steven Gerrard.