Takim Conte - Anjeli, sot vendoset e ardhmja

Sot mendohet të jetë momenti që do të vendosë të ardhmen eAntonio Contes në drejtimin e Juventusit. Pasdite pritet takimi midis Antonio Konte dhe drejtuesve të Juventus, ku do të jetë prezent edhe vetë presidenti Anjeli.Tema "Conte" është dilema më e madhe në mendjen e cdo tifozi Juventin në këtë fund kampionati. Nga sa mësohet kjo dilemë do të marrë fund sot paso palët do të vendosin se si do të jetë e ardhmja.Konte ka dëshirë të luajë 4-3-3 sezonin e ardhshëm dhe për këtë nevojitet që të ketë përforcime në skuadër,duke garantuar futbollistë cilësorë por edhe të rinj me të ardhme të cilët mund ti japin mundësinë e madhe Juventusit për të kaluar në një cikël të ri ,të suksesshëm edhe në Europë. Nëse drejtuesit dalin garant për kërkesat e Contes, çdo gje do të mbyllet me sukses.