Mërgim Mavraj zyrtarisht futbollist i Këlnit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2014, 14:36
Ndërkohë që ekipi i tij Grouther Fruth po "lufton" për t'u ngjitur nga Bundesliga 2 në të parën, mbrojtësi Mërgim Mavraj ia ka dalë i pari të ngjitet në elitën e futbollit gjerman, pasi është bërë lojtar i Këlnit. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, një ndër më të vlerësuarit në Gjermani, ai është blerë nga Këln , nëpërmjet një kontrate 3-vjeçare.Ky është një rikthim në Bundesligë për shqiptarin nga Kosova, pasi ai ishte në Bundesligë vjet në edicionin e kaluar. Edhe ish ekipi i tij Fruth, ka shpresa të ngjitet pasi është i treti në tabelën e rënditjes, pozicion që të çon në plejof për Bundesligën, por ka shpresa që të jetë i dyti.Mavraj është një nga futbillistët më të rëndësishëm të kombëtares sonë