Poul Pogba, dëshira e shumë klubeve "Big"
Mesfushori i i Juventusit, Poul Pogba ka venë në lëvizje të gjithë Europën. Klubet më të pasura të kontinentit vazhdojnë të vërshojnë miliona euro për të. Teksa kampionët e Italisë po përgatisin edhe rinovimin e francezit 21-vjeçar deri në vitin 2018, prej 4.5 milionë eurosh në sezon.Pas PSG-së dhe Realit të Madridit Mançester Unitet, së fundmi janë futur bindshëm në garë edhe Mançester Siti e Barcelona. Duket se Barcelona duket ekipi më i favorizuar. Katalanasit që sezonin e ardhshëm pritet të drejtohen nga Luis Enrike, ky i fundit, në takimin sekret me drejtuesit e lartë të klubit ka përzgjedhur emrin e Pol Pogbasë si përforcimin kryesor për sezonin e ardhshëm.Presidenti i spanjollëve i ka ofruar Juves kartonin e mbrojtësit të majtë Adriano, atë të sulmuesit Aleksis Sançez dhe një shifër që kalon 30 milionë euro. Vështirë të refuzohet një ofertë e tillë