Mbrëmja Nba, fitojnë Miami dhe San Antonio
Në takimet e zhvilluara mbrëmë të vlefshme për fazën e " Play off" në NBA kanë triumfuar kampionët në fuqi të Miamit dhe teksanët e San Antonios.Në " American e Arilines Arena" të Miamit vendasit e udhëhequr nga Eric Spolestra mposhtën Brooklyn Netsa-t duke e dërguar serinë në 2-0 në favor të skuadrës nga Florida.Një takim që nisi mjaft i ekuilibruar dhe pas dy pjesëve të para skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 46 - 45 për Miamin.Në pjesën e tretë balancat nuk ndryshuan dhe ju desh pjesa e fundit basketbollistëve të Miamit për të krijuar distancën deçizive. Pikët e James, Wade dhe Allen i dhanë Miamit shkëputjen që në fund solli edhe fitoren 94 - 82 për kampionët në fuqi të Nba. Nuk i mjaftoi skuadrës së Jason Kidd paraqitja e mirë e Teletovic autor i 20 pikëve.Skuadra e San Antonio Spurs arriti fitoren e dytë në përballjen me Portland. Në " At and T " Center skuadra e Greg Popovich dominoi gjithë takimin duke mos i lëjuar në asnjë moment Blazersat të futeshn në lojë. Protagonisti kryesor për teksanët ishte Tonny Parker me 16 pikë të shënuar dhe 10 pasime vendimtare, ndërkohë që edhe italiani Belinelli zhvilloi një paraqitje të mirë duke shënuar 13 pikë. Nuk i mjaftuan Portlandit 19 pikët e yllit të tyre Damien Lillard. Rezultati përfundimtar Spurs 114 Blazers 97. Gjithçka do të zhvendoset në " Rose Garden " të Oregon-it për sfidën e 3-të kësaj serie me avantazhin e dy fishtë të San Antonios.