Manchester United kërkon Cavanin dhe Luke Shaw

Skuadra e Manchester United u përball më një nga sezonet më të dështuara të historisë së saj ku pas më shumë se një dekade do t’i mungojë Ligës së Kampionëve dhe me sa duket pronarët e klubi anglez po kërkojnë me ngulm të përforcojnë skuadrën për sezonin e ri në mënyrë që shumë shpejt United të kthehet në majat e futbollit anglez.Mediat britanike raportojnë sot se vazhdon interesimi i madh i klubit Manchester United për sulmuesin e Psg Edinson Cavani. Uruguajani nuk është paraqitur në nivelet që pritej në sezonin e tij të parë në Paris kjo ndoshta edhe për shkak të pozicionit të tij në fushë ku Blanc më shumë e aktivizoi si sulmues të dytë se sa si qëndër sulmues.Chelsea është gjithashtu e interesuar për Cavanin por klubi i United duket i gatshëm të shpenzojë më shumë për shërbimet e tij, gjithsesi nuk do të jetë aspak e lehtë për t'ja rrëmbyer ish-lojtarin e Napolit klubit parisien pasi me sa raportojnë së fundmi mediat frances Psg nuk është aspak i interesuar ta largojë futbollistin e kombëtares " Celeste " nga " Parc de Princes ".Një tjetër objektiv i rëndësishëm për United është Luke Shaw i Southamptonit. Patrice Evra me shumë mundësi do të largohet në verë dhe drejtuesit e klubit anglez po mendojnë për zëvendëuesin e tij. Shaw ka treguar një formë mjaft të mirë përgjatë gjithë sezonit duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve, ku mund të përmendim Liverpoolin dhe Chelsean.Me gjithë atë Manchester United duket i favorizuar pasi është i gati të shpenzojë plot 30 milion euro për t'ja rrëmbyer mbrojtësin anglez Southamptonit.Me sa duket klubi i Manchester United do të jetë nga më aktivët gjatë merkatos verore.