Alban Meha, futbollisti më i mire i vitit tek Padeborn

Alban Meha është duke realizuar ëndrrën e madhe për të luajtur një ditë në Bundesligën  e parë gjermane. Një fitore këtë javë brenda në shtëpinë e tyre, e ngjit zyrtarisht Padebornin e Mehas në Bundesligë. Snajperi kuqezi ka shënuar gola deçizivë për ekipin e tij duke shpallur lojtari më i mirë për sezonin që po lëmë pas në ekipin e Paderborn. Meha gjatë këtij sezoni ka arritur të shënojë plot 12 gola shumë të rëndësishëm që kanë ndihmuar ekipin të gjendet në këto pozita të klasifikimit. Ata që kanë votuar kanë qenë tifozët e ekipit gjerman, të cilët kanë besuar se shqiptari ka dhënë kontributin më të madh për të ngritur ekipin në elitën e futbollit gjerman.