PSG, zyrtarisht kampionë të Francës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2014, 19:36
Skuadra e drejtuar nga trajneri Loran Blank ka siguruar mbrojtjen e fronit, dy javë para fundit të kampionatit. Edicionin e kaluar ata bënin diferencën me Karlo Ançelotit në pankinë, ndërsa sivjet kanë pasur një rivalitet disi më të zjarrtë, prej ngjitjes në Ligën 1 dhe merkatos së bërë nga Monakoja. Ka qenë pikërisht Monakoja që u bëri një nder, pasi barazoi meGuingapin, dhe shpalli PSG-në kampionPër Blankun ky është titulli i dytë kampion në Francë, pasi më parë ia ka dalë mbanë me Bordonë në sezonin 2008-09.Sulmuesi suedez i PSG-së, Ibrahimoviç e ka thuajse të sigurt “Këpucën e Artë” në Francë për të dytin vit radhazi. Deri tani ai ka arritur të shënojë 25 herë në 30 takime të zhvilluara