Platini: Seria A më emocionon më shumë sesa Premier League

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini beson se Seria A është po aq e bukur sa La Liga dhe Premier League. Ndryshe nga shumica e njerëzve ai mendon se kamponati italian është edhe më tërheqës dhe më emocionues se këto të dyja.Klubet italiane këtë sezon nuk janë paraqitur mirë në kompeticionet Europiane, por gjithsesi numri një i UEFA-s mendon se futbolli Italian nuk e ka humbur magjinë e tij.Platini tha se i vjen keq kur shikon stadiumet bosh në Itali, pasi krijon një imazh të keq për këtë sport. "Pavarësisht rënies që ka pësuar Seria A, unë vazhdoj ta kem tek kampionatet e mia të preferuara." -tha Platini