Kukësi, gati rikonstruksioni i stadiumit, ndeshjet e Europës mund të luhen në shtëpi

Stadiumi "Zeqir Ymeri" do ti nënshtrohet shumë shpejt një rikonstruksioni tjetër. I rindërtuar vetëm 2 vjet më parë dhe i krijuar me një sistem si në Angli, stadumi i Kukësit duket se shumë shpejt do të plotësojë dhe kushtet që kërkon "Uefa" që të mund të luhen dhe ndeshje ndërkombëtare.Lajmi për rikonstruksionin e stadiumit "Zeqir Ymeri" është publikuar sot nga gazeta "Sport Ekspres" dhe e ka konfirmuar dhe vetë presidenti i ekipit, Safet Gjici.Stadiumi ka nevojë të plotësojë tribunën kryesore pasi ajo momentalisht është e vogël, si dhe do të hiqet tapeti aktual i cili është artificial, për t'u zvëndësuar me një tapet me bar natyral. Kukësi ka siguruar pjesmarrjen në Europa League për këtë vit dhe drejtuesit do të bëjnë ç'mos për t'i luajtur takimet në shtëpinë e tyre.