Rënditja e FIFA-s, mbetemi të 70-tët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2014, 15:23
Institucioni më i lartë futbollistik botëror, ka publikuar listën e rënditjes së ekipeve kombëtare lidhur me muajin prill që lamë pas. Përfaqësuesja Shqipare e Futbollit ka ruajtur pozicionin e një muaji më parë, ku vazhdojnë të mbeten në vendin e 70 me 486 pikë.Gjatë muajit prill, kombëtarja jonë nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, qoftë edhe miqësore dhe si rrjedhojë pozicioni nuk ka ndryshuar.Për sa u përket 10 skuadra më të mira në botë, lista vijon të kryesohet nga Spanja e cila ka grumbulluar 1460 pikë më pas vijnë Gjermania dhe Portugalia, ndërsa ndryshimi i vetëm është ngjitja me 2 vende e Brazilit, vendin organizator të Kupës së Botës të cilët janë ngjitur në vendin e katërt.