Roma - Pjaniç, gati rinovimi

Ende nuk ka ardhur firma zyrtare mes mesfushorit bosnjak, Miralem Pjaniç dhe ekipit të Romës. Pjaniç ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të ekipit kryeqytetas këto dy vitet e fundit dhe drejtuesit kanë besim tek ai lojtar duke e parë si një futbollist ku mund të mbështeten për të ardhmen.Roma është gati t'i ofrojë boshnjakut një kontratë 5 vjeçare e cila do ta mbante mesfushorin në Romë deri në vitin 2019. Trajneri Rudi Garcia është ai që ka shprehur hapur dëshirën që Pjaniç të qëndrojë.Duket se edhe vetë dëshira e futbollistit është të qëndrojë në Romë. Pavarësisht ofertave nga klube të mëdha si Barcelona dhe Manchester United, Pjaniç duket se është i kënaqur të vazhdojë të mbetet pjesë e Romës edhe për disa vite të tjera. Shumë shpejt mund të vijë dhe firma mbi kontratë.