Nuk ndalet Gashi, tjetër gol me Grasshopers, tani e duan në Seria A
Mesfushori i kombëtares Shqiptare, Shkëlzen Gashi ka shënuar serish në kampionatin zviceran të futbollit. Gashi arriti të shënonte nga pika e bardhë për skuadrën e tij Grasshopers e cila fitoi 2-0 përballë St Gallen, skuadër ku luan edhe futbollisti tjetër i kombëtares kuqezi Ermir Lenjani.Mesfushori arriti të zhbollkonte rezultatin në minutën e 9-të pasi ekzekutoi saktë një 11-metërsh. Golin e sigurisë për Grasshoppersin e shënoi mbrojtësi i përfaqësues zvicerane, Lang në minutën e 92-të. Ky ishte goli i 18-te për Gashin në këtë sezon që momentalisht udhëheq edhe listën e golashënuesve në Superligën zvicerane dhe me shumë mundësi do të fitoj "këpucën e artë". Sipas mediave zviceriane, dy skuadrat e Seria A, Torino dhe Lacio kanë shprehur interesimin për shqiptarin. Bëhet me dije se menaxherët e këtyre dy klubeve kanë kohë që po monitorojnë lojën e Gashit dhe tanimë janë hedhur në veprim, duke prenotuar edhe takime me menaxherin e lojtarit, si dhe drejtuesit e klubit.