Messi: Nuk ka dyshime, do të rinovoj me Barcelonën, dua dhe Agueron në ekip
Lionel Mesi nuk e ka venë asnjë herë nëdyshim rinovimin e tij tek barcelona dhe shumë shpejt do të vijë e tij mbi kontratë dhe ai do bëhet futbollisti më i paguar në botë. Pas bisedimeve mes palëve ditët e fundit, janë zbuluar edhe shifrat. Bëhet fjalë për një pagë që varion nga 20-22 milionë euro në sezon. Nësë përfshijmë dhe bonuset shuma mund të arrijë deri në 30 mln euro për një vit. Shumë e padëgjuar më parë.Është përfolur gjithashtu shumë herë se Mesi ndikon në merkaton e katalanasve, duke afruar apo larguar lojtarët sipas preferencave të tij. Së fundmi ai ka kërkuar që të marrin Serxhio Agueron e Cityt në ekip pasi është një nga sulmuesit e tij të preferuar."Patjetër që do të rinovoj me Barcelonën, nuk e kam vënë asnjëherë në dyshim largimin tim nga ky ekip, këtu është shtëpia ime dhe këtu do të qëndroj gjithmonë." -tha Messi. Për sa i përket klauzolës për prishjen e kontratës, ajo do vazhdojë të jetë 250 milionë euro.