Zaneti: Mjaft, erdhi koha ta mbyll me futbollin e luajtur
Mbrojtësi legjendar i Interit, Havier Zaneti u ka komunikuar tifozëve dhe Interit vendimin e tij mbi të ardhmen. Kapiteni legjendar zikaltër bëri me dije se ky do të ishte sezoni i fundit i karrierës së lavdishme."E ndjej se erdhi momenti i duhur për të bërë diçka të tillë. Sepse futbolli më ka dhënë shumë dhe unë kam gëzuar në çdo moment që kam zbritur në fushë.Tani ndihem i kompletuar dhe i realizuar. Të lësh futbollin në moshën 41- vjeçare të jep një ndjesi që nuk ka çmim. Është diçka që nuk përshkruhet.Sigurisht do të më mungojnë disa gjëra. Do të më mungojë jeta e një futbollisti. Do të më mungojnë dhomat e zhveshjes dhe ndeshjet. Është e qartë se asgjë nuk do të jetë si më parë, por unë jam gati pasi do të vazhdoj të jem pjesë e botës së futbollit. Kjo do të më mbajë të gjallë.Të shtunën do të luajmë ndaj Lacios dhe mendoj se do të më kenë përgatitur diçka edhe tifozët, edhe pse anësorja e jugut të impiantit do të jetë e mbyllur. Në fund të takimit me Kievon, jam i sigurt se pas vërshëllimës së arbitrit e tëra karriera do të më kalojë para syve. Jam vërtet i emocionuar kur e mendoj." -tha Zaneti