Berlusconi : Për Seedorf do të vendosim në fund të sezonit
Milano- Me gjithë se duket mjaft pranë largimit, Clarence Seedorf akoma nuk është shkarkuar zyrtarisht nga klubi i Milanit.Në fakt tekniku holandez ka marrë një impenjim me BBC angleze për të qënë analist gjatë botërorit duke e bërë pothuajse fakt të kryer largimin e tij nga stoli kuq e zi.Ndërkohë presidenti i Milanit Silivio Berlusconi ka folur për mediat italiane duke mos e zyrtarizuar akoma shkarkimin e trajnerit që ai vetë e zgjodhi në muajin Janar." Të ardhmen e Seedorf do ta vendosim në fund të kampionatit. Do të zhvillojmë një mbledhje me të gjithë bordin drejtues dhe aty do të marrim një vendim edhe për trajnerin. Seedorf ka një kontratë që skadon pas dy vjetësh kështu që të shohim." - u shpreh BerlusconiMë pas ish-kryeminstri i Italisë i bëri një kërkesë teknikut të kombëtares së kaltër Prandelli duke lëshuar një kritike indirekte edhe ndaj trajnerit të kuq e zinjve." Unë do ta mërrja Balotellin në botëror por Prandelli duhet të përgatitet për të punuar shumë me Marion, duhet ta bindë se në çfarë pozicioni ai duhet të luaj, sepse tek Milani akoma nuk kemi arritur t'ja mbushim mendjen plotësisht." - theksoi pronari i kuq e zinjve.Në fund Berlusconi foli edhe për të ardhmen e klubit dhe mundësine e shitjes së tij" Të shes Milanin? Mendoj se jo, megjithëse një skuadër futbolli sot e ka të vështirë të konkurroj në planin ndërkombëtar me skuadra që burimet ekonomikë i kanë pa kufij, kam parasysh këtu PSG apo Manchester City-n " - përfundoi presidenti i Milanit Silvio Berlusconi.Milani ka zhvilluar një sezon zhgënjyes shumë larg objektivave që kjo skuadër ka tradicionalisht, me gjithë atë kuq e zinjtë janë akoma në luftë për një vend në Europa Leaguesg/oranews online/