Real Madrid ndalet nga Valladolid, i thotë "lamtumirë" titullit

Reali i Madridit është ndalur nga Valladolid në shifrat 1-1 dhe me barazimin e sotëm, "Los Blancos" i largohen përfundimisht titullit kampion. Nëse ata do të triumfonin sot, atëherë distanca nga Atletiko do të ishte vetëm 2 pikë larg, por djemtë e Ançelotit nuk ia dolën.Golit të Sergio Ramos iu përgjigj Valladolid në minutën e 88 çka bëri që gjithçka të mbaronte në barazim. Real Madrid mbetet në kuotën e 84 pikëvë, 4 më pak se kryesuesit e Atletiko Madrid kur kanë mbetur edhe 2 javë nga krejt përfundimi i kampionatit.Ndeshjen e ardhshme Atletiko e luan në shtëpi dhe kjo të bën të mendosh se e ka shumë të thjeshtë për të marrë 3 pikët. Reali posthuajse ka dalë nga gara duke i lënë vendin Barcelonës e cila ndodhet 3 pikë mbrapa Atletikos dhe java e fundit përball këto 2 ekipe njëra me tjetrën, ajo mund të jetë dhe java deçizive kur do të vendoset dhe titulli.