Nuk fal City, mund Aston Villën dhe "prek" titullin
Ka përfunduar 4-0 takimi mes Manchester City dhe Aston Villa. Djemtë e Pelegrinit kanë bërë një hap deçiziv drejt titullit kampion me fitoren e sotme pasi disa ditë më parë, "rivalët" e Liverpoolit bënë hapin falas dhe i dhanë mundësinë Cityt per të zënë vendin e parë.Dy herë Dzeko, njeherë Jovetiç dhe njëhërë Jaja Toure ishin autorët e golave duke mos i dhënë për asnjë moment Aston Villës të reagojë. Fitorja e sotme i ngjit ata në vendit e parë me 83 pikë, 2 më shumë sesa Liverpool dhe kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi ata duhet të marrin dhe një fitore në shtëpi përballë West Ham dhe shpallen zyrtarisht kampionë.Një hap të sigurt drejt mbijetesës ka bërë dhe dhe Sunderland në ndeshjen tjetër që luante sot përballë WBA-së. Ata kanë arritur një fitore 2-0 dhe tashmë e shohin veten pothuajse të shpëtuar.