Gerard: Suarez është futbollisti më më i mirë me të cilin kam luajtur
Luis Suarez ka shkëqyer me ekipin e tij këtë sezon, duke shënuar 31 gola në vetëm 32 paraqitje për klubin e tij, që humbi terren në mënyrë krejt të papritur në luftën për titull. Kapiteni Steven Gerard e ka cilësuar Suarezin si lojtarin më të mirë që ka luajtur ndonjëherë në karrierën e tij."Ne si klub jemi me fat që të kemi një talent të klasit botëror si Luis. Suarez na ka ndihmuar për të bërë gjëra të mëdha në këtë sezon, edhe vetë të jetë i suksesshëm. Ai është në majë me një distancë të madhe si lojtari më i mirë. E them me plot gojën se Suarez është lojtari më i mirë që kam luajtur me të. Kjo nuk është mungesë respekti për të gjithë të tjerët, që kanë pasur talent të nivelit të lartë për klubin dhe kombëtaren, por ky djalë mund të bëjë shumë. Unë nuk po e shpik talentin e tij. Ju mund ta shihni gjithcka atje në fushën e lojës, ku Suarez është një luftëtar, që nuk heq dorë." - tha Gerard