Skënderbeu fiton miqësoren me Pogradecin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2014, 18:40
U luajt pasditen e sotme në stadiumin "Skënderbeu" të Korçës miqësorja mes ekipit korçar dhe Pogradecit. Ndeshja ka përfunduar me rezultain minimal në favor të korçarëve ku golin e vetëm të takimit e shënoi kroati Zejlko Tomiç.Ekipi i Skënderbeut luajti me formacionin e dytë dhe me disa futbollistë të rinj që nuk kanë patur mundësi aktivizimi. Ky test mund të quhet pozitiv për të dy ekipet pasi shërbeu për t'ju krijuar një ide trajnerëve lidhur me kondicionin e futbollistave dhe skuadrës.Skënderbeu do të luajë të shtunën ndeshjen e fundit në Superligë përballë Laçit, por pa ndonjë motivim të madh, pasi ata janë zyrtarizuar si kampionë të këtij sezoni.