UEFA dënon me nga 60 mln euro gjobë PSG-në dhe Cityn

PSG-ja dhe Mançester City janë të detyruara që të paguajnë 60 milionë euro gjobë secila për shkak të thyerjes së rregullores së “fair-play”-t financiar. Dënimi është mara nga institucioi i lartë futbollistik Europian, "UEFA' me në krye Mishel Platini.Masat ndaj dy ekipeve të njohura evropiane nuk përfundojnë me kaq. Skuadrat do të jenë të detyruara që të zvogëlojnë numrin e lojtarëve për në kompeticionin e Ligës së Kampioneve, në sezonin e ardhshëm.Të dyja këto klube do të kenë në dispozicion plot 3 vjet kohë për t'i shlyer. Gjobat prej 60 milionë eurosh janë më të mëdhatë në historinë e futbollit.Edhe pse të dyja palët nuk e pranojnë, ka pasur diskutime të shumta për të ulur shifrat e çmendura të shpenzimeve financiare, por duket e vështirë të gjendet një rrugë e mesme pasi vendimi është marrë.