Vendimet e Komisionit të Disiplinës / Javë e qetë, gjobë vetëm për Flamurtarin
Komisioni i Disiplinës ka publikuar mbasditen e stome vendimet e marra në lidhje me ngjarjet e ndodhura në javën e 32-të të Superligës Shqiptare por dhe kategorive inferiore.Vendimet:1. KF “ Flamurtari”, për hedhje të sendeve në fushën e lojes pa rrezikuar ndërprerjen e ndeshjes dhe personat në fushë, dënohet me gjobë me vlerë 20.000 lekë bazuar në nenin 66/1 të KDS.
2. KF “Himara”, për vonesa në fillimin e lojës, dënohet me gjobë me vlerën 25.000 lekë bazuar në nenet 65/1 dhe 136 të KDS.
3. KF “Shkumbini”, për mosmarrje masash organizative , dënohet me gjobë me vlerën 25.000 lekë bazuar në nenet 65/1 dhe 136 të KDS.
4. Zytari i KF “Shkumbini”, Klodian Elezi, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 48/2.b të KDS.
5. Zyrtari i KF “Shkumbini”, Sokol Branica, për protestë me gjeste dhe fjale ofenduese ndaj zyrtareve të takimit , dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 56/1.a.
6. Lojtaret Endri Magani i KF “Shkumbini” dhe lojtari Doraldo Paja i KF ”Adriatik Mamurras”, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, dënohen secili me nga 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 48/1.e të KDS.
7. Lojtari i KF “Sopoti”, Endri Halilaj, për përshtyrje ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me 6(gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 48/1.f të KDS.
8. Zyrtari i KF “Sopoti”, Redi Bahiti, për dhunim të zyrtarit të takimit dhe sjellje jo sportive dënohet me 12(dymbedhjete) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 49/2.a të KDS.
9. KF “Iliria”, për sjellje të gabuar te tifozerise së saj denohet me gjobe me vlerë 25.000 leke bazuar ne nenin 66.2 dhe 136 te KDS.
10. Lojtari i KF “Dinamo” U-19, Klajdi Hoxha, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8(tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 49/1.a të KDS.
11. Pranimin e kërkeses se KF “ Adriatiku Mamurras “ për pezullimin e pjeses se mbetur të denimit bazuar në nenin 33 të KDS.