Skënderbeu, projektohet rikthimi i Sebino Plakut
Në sezonin aktual, lojtari i Slask nuk po kalon një moment të mirë me ekipin polak dhe një largimi i tij nga kjo skuadër nuk është i pamundur. Lojtari e ka bërë të ditur se nëse do të rikthehet në Shqipëri, ai do të luajë vetëm për ekipin e Skënderbeut.Këtë gjë e ka konfirmuar dhe vetë presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj i cili ka thënë se edhe pse nuk ka folur zyratarisht me sulmuesin përsëri nuk e përjashton mundësinë e rikthimit të tij tek Skëndrbeu."Në qoftëse Plaku zgjidh pa detyrime këtë kontratë, jam i gatshëm të ulem për të biseduar me sulmuesin. Por, duhet të them se deri tani nuk kam pasur asnjë bisedë qoftë dhe telefonike me Plakun. Megjithatë ne e mirëpresim një sulmues si Plaku pasi Skënderbeu është shtëpia e tij." -tha Takaj