"Brazil 2014" trajneri i Brazilit, Skolari shpall listën paraprake
Trajneri i kombëtares së Brazilit, Luiz Felipe Skolari ka publikuar një listë paraprake me 22 nga 23 lojtarët që do të luajnë në Kupën e Botës që fillon pas një muaji. Në këtë listë nuk ka shumë surpriza por mungon emri i lojtarit të Milanit, Ricardo Kaka.Kaka ka bërë një sezon të mirë, duke pasur parasysh faktin se pati kaluar një periudhë të errët me Real Madrid duke ngrohur stolin, por kjo nuk ka bindur Skolarin per ta grumbulluar.Për vendin e mbetur në kombëtare janë duke luftuar Rubinjo, Hernanes dhe Pezini.Ja lista:Portier: Hulio Cezar, Xheferson, Knajts (ose Viktor)Mbrojtës: Dani Alvesh, Maikon, Marselo, Maskuell (ose Filipe Luiz), Tiago Silva, David Luiz, Dante, Dede (ose Miranda)Mesfushorë: Luiz Gustavo, Paulinjo, Ramirez, Fernandinjo, Oskar, Bernard, UillianSulmues: Hulk, Nejmar, Fred, Xho