Qetësohet Starova, Pierr Boya do të jetë gati kundër Flamurtarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2014, 16:29
Sulmuesi francez i Kukësit, Pierr Boja është në kulmin e riaftësimit dhe pritet që në finalen e 17 majit kundër Flamurtarit të jetë në fushë që nga minuta e parë. Ai shihet si një lojtar i domosdoshëm në ndeshjen finale të kupës ndaj Flamurtarit, ndaj dhe gjithë përqendrimi i tij do të jetë për këtë takim.Edhe trajneri Starova është qetësuar nga ky lajm pasi beson shumë tek aftësitë e sulmuesit Pierr Boya. "Finalja është e vështirë, por ne do të përgatitemi maksimalisht. Lojtarët duhet të ruajnë formën, për çka kemi programuar një miqësore të shtunën. Duhet të punojmë fort dhe të qëndrojmë larg euforisë. Më vjen mirë që Boya do të jetë gati për këtë ndeshje pasi do të kem një alternativë më shumë në sulm." -tha Starova