Humbi penalltinë ndaj Skënderbeut, pezullohet Migen Memelli
Sulmuesi pogradecar, Migen Memelli, duke nisur nga sot nuk do të jetë më pjese e Partizanit. Mbrëmë klubi ka pezulluar lohtarin duke e lënë zyrtarisht jashtë ekipit. Memelli ndërpret kështu kontratën para kohe me Partizanin.Siç raporton klubi i Partizanit, Memelli e ka tepruar me sjelljet e tij në ekip. Jo pak ka ndikuar dhe penalltia që që ai humbi në fundjavën e kaluar ndaj Skënderbeut, ku partizani humbi me rezultatin 1-2, çka i bëri të rrezikojë një sezon të tërë.Nuk është rasti i parë që klubi i partizanit dhe drejtuesit e këtij ekipi kanë probleme me futbollistët. Para disa ditësh i pezulluar ishte dhe Mazrekaj por kërkoi falje dhe u bashkua me ekipin. Gjithashtu i pezulluar vazhdon të mbetet edhe Renato Hyshmeri. Pritet si si do të zgjidhen të gjitha këto probleme nga klubi i kuq.