Juventus, nëse largohet Conte, gati Mançini ose Spalleti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2014, 14:00
Dyshimet për një largim të mundshëm të trajnerit Conte nga Juventusi , kanë filluar të shqetësojnë seriozisht ambientin "bardhezi". Fjalët: "Edhe mund të largohem", pas festës së titullit, kanë qenë ato që kanë shqetësuar çdo juventin. Drejtuesit tashmë ia kanë lënë në dorë zgjedhjen e fundit vetë trajnerit Conte.Nga ana tjetër ata janë hedhur në sulm për zvëndësuesin e Contes në rast se ai vendos të largohet. Dy emrat që po qarkullojnë janë Luçiano Spalleti dhe Mançini i Gallatasarait. Të dy këta trajnerë kanë punuar edhe më parë në Itali dhe njohin ambientin dhe si funksionon.Emra të tjerë që mund të pasojnë Conten, janë edhe Prandelli edhe Alegri, por mbetet për t'u parë si fillim nëse do të largohet apo jo Conte.