E ardhmja e Mazzarit lidhet me Europa League

E ardhmja e teknikut Mazzari në stolin e Interit mbetet një pikpyetje e madhe. "Zikaltrit" janë në garë fuqishëm për një vend në Europa League dhe për t'ja arritur kësaj, ju mjafton të marrin vetëm 4 pikë në dy ndeshjet që kanë mbetur dhe gjithçka do të mbyllet me sukses.Pjesmarrja në Europa League është e lidhur ngushtë edhe me trajnerin Mazzari, i cili nuk e ka të sigurt vendin tek Interi edhe për sezonin tjetër. Nëse ja del të arrijë objektivin Europë, Mazzarit me shumë mundësi do t'i jepet shansi të punojë me Interin edhe për një vit tjetër.Interi do të luajë edhe 2 sfida të fundit në kampionat dhe vendi i pestë është një objektiv mëse i arritshëm për "zikaltrit".