Milan, nëse largohet Sedorf, gati Inzaghi - Donadoni
Nuk ka mjaftuar fitimi i derbit kundër Interit, që zërat për një largim të mundshëm të Sedorf nga stoli i Milanit të përfundonin. Madje ata janë shtuar dhe në Itali janë të bindur që në përfundim të sezonit Sedorf nuk do të jetë më në krye të Milanit.Së fundmi në ambjentin "kuq e zi" janë shfaqur 2 emra të rinj në lidhje me stolin e klubit. Dy ish milanistë, Donadoni dhe Pipo Inzaghi pritet të marrin drejtimin e Milanit në rast të një largimi të Sedorf. Trajner Donadoni dhe ndihmës trajner Inzaghi, duket se i pëlqen si ide, drejtuesve të Milanit.Megjithatë nuk ka ende ndonjë tratativë zyrtare, dhe të gjitha keto mbeten në kuadrin e thashethemeve. Milan është ende në garë për një vend në Europa League dhe gjithçka mund të ndodhë deri në përfundim të sezonit.