City kërkon sot fitoren që e çon drejt titullit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2014, 13:07
Manchester City është vetëm një hap larg titullit në Premier League. Ata do të ndeshen sot në shtëpi përballë Aston Villës. Fitorja është detyrim absolut për të besuarit e Pelgrinit pasi barazimi i Liverpoolit kundër Crystal Palace do t'i jepte mundësinë Cityt që të shkëputej e vetme në krye të Premier League duke prekur kështu titullin kampion.Manchester City ka aktualisht 80 pikë në tabelen ë rënditjes, 1 më pak se Liverpool por ka një ndeshje më pak të cilën do ta luajë sot. Dhe fitorja i ngjit ata në kuotën e 83 pikëve.Ndeshja do të startojë në orën 20:45 dhe njëkohësisht më këtë ndeshje do të luhet dhe takimi tjetër i Premier League ai mes Sunderland dhe WBA, të dyja këto ekipe do të diskutojnë sot mbijetesën.