Liverpool rrezikon sezonin, Suarez drejt largimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2014, 12:28
Gjërat po shkojnë keq e më keq për Liverpool. Barazimi kundër Cristal Palace jo vetëm që shuan shpresat e titullit por e kërcënon skuadrën e Liverpool nga një tjetër rrezik. Sulmuesi kryesor i ekipit, Luis Suarez u shfaq i mërzitur nga pika e marrë, duke derdhur madje edhe lot që ëndrra për një titull pas më shumë se dy dekadash përsëri po largohet.Në këtë mënyrë, zërat për një largim të mundshëm të bomberit nga “Anfield Road” ringjallen përsëri edhe pse vetë lojtari është shprehur i lumtur me karrierën te skuadra e Liverpool.Suarez u transferua nga Ajax te Liverpool në vitin 2011 për 22 mln Stërlina. Reali i Madridit është ekipi që do të bënte çmendurira për ta afruar sa më parë në ekip.