Napoli bën detyrën, mund 3-0 Cagliarin
Ekipi i Napolit ka mundur mbrëmjen e sotme Cagliarin me rezultatin 3-0 në ndeshjen e fundit të javës së 36-të të Seria A. Ekipi i Benitez, konfirmohet zyrtarisht si vendi i 3-të në kampionat duke qenë ekipi i tjetër pas Juventusit dhe Romës që do të marrë pjesë në Champions League sezonin tjetër.Pas suksesit në finalen e Kupës kundër Fiorentinës, Napoli sot arrin të fitojë sërish duke mundur Cagliarin 3-0. Golat për napoletanët i kanë shënuar Mertens, Dzemaili, dhe Goran Pandev. Gjithashtu në këtë takim ka humbur dhe një penallti Marek Hamsik për Napolin.Një fitore e cila i jep vazhdimësi ekipit napoletan, të cilët tashmë kanë mbyllur gjithçka lidhur me objektivat sezonalë dhe presin pushimet. Ndërkohë nga ana tjetër Cagliari ndodhet e qetë në pozicionin e rënditjes me 39 pikë dhe nuk rrezikon rënien në Serinë B.