Manchester United dhe Giggs rikthehen tek fitorja, ia dalin kundër Hull Cityt
Manchester United rikthehet tek fitorja. Djemtë e drejtuar nga Rayan Giggs kanë mundur sot në "Old Traford" Hull Cityn me rezultatin 3-1. Me fitoren e some ata i afrohen vendit të gjashtë i cili mbahet nga Tottenham dhe tani distanca mes tyre është vetëm 3 pikë.Takimi ka nisur me Manchesterin dukshëm favorit për të fituar takimin. "Të kuqtë" kanë shënuar pjesën e parë me anë të Wilson. 1-0 mbyllet pjesa e parë. Do të ishte përsëri Wilson në pjesën e dytë që do të shënonte për Manchester duke çuar shifrat në 2-0. Vetëm 2 minuta më vonë Hull përgjigjet duke ngushtuar diferencën e golave.Për të vulosur fitoren e sotme , ka menduar i sapo kthyeri nga dëmtimi, holandezi Van Persi, i cili shënon për 3-1. Me fitoren e sotme Manchester Unitet kap kuotën e 63 pikëve në kampionat dhe ndodhet vetëm 3 pikë larg vendit që të dërgon në Europa League. Nga ana tjetër Hull, rrezikon rënien nga Premier League.