Zhgënjen Fiorentina, mundet nga Sassuolo në shtëpi
Mbyllet sfida mes Fiorentisës dhe Sassuolos e zhvilluar në "Artemio Franchi" ku miqtë kanë surprizuar ekipin e Montellës duke e mundur me rezultatin 3-4. Me humbjen e sotme, Fiorentina ve në dyshim vendin e katërt pasi Interi është mbrapa dhe gjithçka mund të ndodhë në dy javët e mbetura.Pjesa e parë ka folur e gjitha për Sassuolon e cila ka shënuar plot 3 gola. Në pjesën e dytë, "vjollcët" sikur zgjohen dhe nisin të reagojnë. Ata shënojnë plot 3 herë por një tjetër gol i Sassuolos ka vulosur shifrat e këtij takimi në rezultatin 3-4.Fiorentina vazhdon të mbeten në vendin e katërt por një fitore e Interit do të bëntë që ata të rrezikonin këtë post. Nga ana tjetër Sassuolo mer një fitore shprese duke u larguar përkohësisht nga fundi i tabelës, por gjithçka mbetet e hapur.