Ançeloti: Pres që Barcelona të mundë Atletikon javën e fundit
Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Anceloti, ka besim se Barcolona ka për ta mundur Atletiko Madridin në javën e fundit të La Ligas duke e nxjerë jashtë garës për titullin kampion.Reali, Barça, dhe Atletiko, të tria skuadrat janë ende në garë për fitimin e titullit në La Liga, me formacionin e Diego Simeones në krye, që ka nevojë për katër pikë në dy ndeshjet e fundit për të triumfuar. Reali i Madridit duhet të fitojë tri ndeshjet përfundimtare të vetat dhe të shpresojë se Barcelona do t’i bëjë një nder kur ta presë Atletikon e Madridit në “Camp Nou”.Anceloti është i sigurt se katalanasit do të triumfojnë. "Unë jam i sigurt se Barcelona do të luajë për të fituar. Ata kanë luajtur gjithmonë pa toleruar, ndaj jam i sigurtë se do të sillen në këtë mënyrë me të gjithë kundërshtarët. kampionati nuk ka përfunduar ende dhe ne do të shpresojmë deri në fund." tha Carlo Anceloti.