Tiago Silva: Po numëroj ditët deri sa të nisë botërori

Mbrojtësi brazilian i PSG, Tiago Silva i bën thirje popullit të tij se duhet të bëhen gati për të pritur sa më mirë kampionatin Botërot i cili do të zhvillohet në këtë shtet. Tiago gjithashtu tregon se mezi po pret startimin e këtij kampionati dhe se ka filluar të ndjejë që tani emocionet."Ankthi sa vjen dhe përzjehet në kokën e secilit prej nesh me afrimin e Botërorit. Ne e dimë se ne kemi një shans të mirë për të triumfuar pas asaj që bëmë në Kupën e Konfederatave, por edhe zhvillimi i kompeticionit në vendin tonë është një ndihmë jo e vogël. Sidoqoftë, në nivele të tilla të futbollit gjithcka është shumë e komplikuar. Unë që tani nuk mund të fle i qetë pasi më kanë pushtuar emocionet. Kam folur me David Luiz dhe ai më tha se ndjen të njëjtën gjë. Kështu i ka ndodhur edhe Maikonit.” -tha Tiago SilvaKampionati Botëror fillon në datën 10 Qershor dhe përfundon në 10 korrik.